Një 21-vjeçar mbeti i plagosur në orët e mbrëmjes së të dielës pasi u përplas nga një automjet në Bulqizë.
Sipas policisë, në fshatin Boçevë 28-vjeçari me inicialet D.C, banues në Shupenzë, ishte duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen Passat”.
I riu dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar një këmbësor 21-vjeçar me inicialet D.K.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Peshkopisë ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.