Sigal

Media britanike “The Guardian”: Shqiptarët në krye të tregut prej 5.2 miliardë paundësh

Mbretërit e kokainës, si e mori mafia shqiptare kontrollin e drogës në Britaninë e Madhe

“Ata janë të sofistikuar, të zgjuar dhe gjithmonë shpërndajnë”, nga portet e Evropës në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal është tashmë në krye të tregut prej 5.2 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare në Angli dhe mënyrës sesi arriti të marrë nën kontroll tregun e kokainës.

Hellbanianz…

Në shkrim  të “The Guardian” flitet për Hellbanianz, një grup shqiptarësh që kanë në zotërim Gascoigne në lindje të Londrës. Hellbanianz janë një grup shqiptarësh që ekspozojnë në rrjetet sociale jetën e tyre luksoze dhe orët Rolex, për të rekrutuar sa më shumë të rinj në grup. Hellbanianz i përkasin “tregut me pakicë” të kokainës. “Hellbanianz” i përkasin lojës së shitjes me pakicë në tregtinë e kokainës. Ata janë tregtarët e rrugës dhe zbatuesit e Mafies Shqiptare, Sindikata kriminale të organizuara shqiptare, për të cilët “Agjencia Kombëtare e Krimeve” beson se po konsolidojnë pushtetin brenda botës së krimit në Mbretërinë e Bashkuar, në rrugën e tyre për të marrë të gjithë tregun e kokainës prej 5.2 miliardë paundësh në Britani. Videot muzikore të bandës i kujtojnë shikuesve se “Hellbanianz janë gati për dhunë”. Megjithatë, thonë burimet policore, Hellbanianz janë shkalla më e ulët e mafies shqiptare. Për të kuptuar më mirë rritjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve kontingjent krimi në Britaninë e Madhe, duhet të ngjiteni në katin e 12-të blloqeve të pronave në Gascoigne.

Historia e “suksesit” e Mafias Shqiptare

Por duhet të shkojmë përtej Atlantikut, në xhunglat e Amerikës Latine, aty ku nis historia e Mafias Shqiptare. Mënyra sesi ia dolën shqiptarët të pushtojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe është një mësim në fushën e kriminalitetit; si të bëhesh mik me mafiat më të rrezikshme në botë, dhe të jesh nën kërcënimin absolute të dhunës. Për shumë vite importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat e tyre. Struktura e çmimeve ndryshonte në varësi të pastërtisë së drogës. Sa më e pastër të ishte droga aq më tepër kushtonte. Shqiptarët e ndryshuan krejtësisht këtë model. Ata nisën të bashkëpunonin drejtpërdrejtë me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan menjëherë nga Amerika e Jugut. Ekspertët në Britani zbuluan se Shqiptarët e merrnin kokainën nga shitësit Amerikano-Jugorë me 4000-5500 paund kilogramin, në një kohë që rivalët e tyre e merrnin një kilogram me 22500 paund prej shitësve hollandezë. Shqiptarët ulën çmimin e kokainës dhe rritën pastërtinë. Dërgesa masive kokaine nisën të vinin drejt Britanisë së Madhe. Efekti shqiptar ka ndikuar thellësisht në përdorimin, prodhimin dhe ekonominë e kokainës. Droga është më e lirë në Britaninë e Madhe që nga viti 1990 dhe më e pastra që ka qenë për një dekadë, gjë që ka shkaktuar më pak vdekje të regjistruara. Rivalët e bandave shqiptare si Hellbanianz fillimisht luftuan për të konkurruar, sepse ata kishin një produkt inferior dhe më të shtrenjtë. Opsioni i tyre i vetëm ishte të blinin kokainë me burim Mafian Shqiptare.

“Internacionalizmi” i mafies shqiptare

Për të realizuar modelin e tyre, shqiptarëve iu duhen kontrolli i porteve evropiane. Për këtë ata nisën bashkëpunimin me Ndrangheta-n, e cila kontrollon tregtinë kontinentale të kokainës në Evropë. Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme se, jo vetëm shqiptarët punojnë me ‘Ndrangheta, por se ata kanë formuar aleancat më të forta dhe se mafia italiane i konsideron si të barabartë. Dy janë portet më të mëdha që përdoren nga shqiptarët, Rotterdam në Holandë dhe Antwerp në Belgjikë. Në porte janë 240 mijë të punësuar, një grup prej të cilëve punojnë për ‘Ndrangheta dhe Mafia Shqiptare. Shqiptarët konsiderohen si të sofistikuar, profesional ëdhe bëjnë atë që premtojnë, në bazë të kodit shqiptar të besës.