Braimllari: Koha e velgës së kryeministrit në Bashkinë e Tiranës po mbaron dhe koha kur qytetarët të vendosin me votë

Dhjetëra familje të Kombinatit nxirren në rrugë, Veliaj i betonit vendos t’i prishë pallatin në prag të dimrit

Sikur të mos mjaftonin muajt e verës dhe gati tre vite nga tërmeti i nëntorit 2019, kryebashkiaku i betonit, Erion Veliaj vendos me një të rënë të lapsit të nxjerrë në rrugë dhjetëra familje në Kombinat.

Sigal

Në mënyrë abuzive dhe krejt të beftë, punonjësit e OSHEE-së me urdhër të Bashkisë së Tiranës kanë shkuar dhe kanë prerë dritat e një pallati në zonën e Kombinatit me qëllim që t’i hapin rrugë prishjes së tij në kuadër të procesit të rindërtimit.

Banorët janë të bindur se bëhet fjalë për një projekt abuziv të kryebashkiakut Erion Veliaj për të ndërtuar aty për interesa të ndërtuesve dhe partnerëve të tijë në biznes, ndaj dhe kundërshtojnë me çdo mënyrë prishjen e pallatit të tyre.
Sipas tyre pallati është përcaktuar nga ekspertët turk si i banueshëm dhe i panevojshëm për tu prishur.

Kjo vërtetohet edhe nga fakti se nëse pallati do të ishte i pabanueshëm, si u lanë këta banorë të jetojnë për tre vjet të tjera në të?

Në rast se është siç thotë bashkia, që ky pallat është I pabanueshëm dhe duhet të prishet, atëherë Erion Veliaj ka kryer një krim duke mos marrë masa më parë për t’i akomoduar në një vend tjetër por i ka lënë që të jetojnë çdo ditë me rrezikun për tre vite me radhë.

Koha e velgës së kryeministrit në Bashkinë e Tiranës po mbaron dhe koha kur qytetarët të vendosin me votë.