Anulohen të gjitha fluturimet e sotme nga Rinasi drejt Italisë, ky është shkaku

172
Sigal

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton anulimin e disa fluturimeve që ishin parashikuar për ditën e sotme drejt dhe nga disa aeroporte në Itali.

Kjo për shkak të një greve ku kanë hyrë personel të trafikut ajror.

TIA njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini,Roma) janë anulluar nga aeroportet italiane për ditën e sotme.

“Nga ky njoftim përjashtohen: Fluturimet Ambulance, Medvac, Fluturimet e Kërkim Shpëtimit, Fluturimet Humanitare.

Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport”, thuhet në njoftim.