“Bosët e vërtetë të drogës nuk preken kurrë”, Presidenti Meta: Ja kujt i shërben kanabisi gjatë vitit elektoral

314
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka publikuar analizën e Pëllumb Nako, me titull “Kanabisi, nga krim në plagë sociale”, dhe thotë se shpërthimi i kanabisit “në vit zgjedhor është traditë e njohur”, teksa thekson se bosët e vërtetë “kurrë nuk preken”.

Sipas kreut të shtetit, kanabisi përdoret “si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale”.

“Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.

Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme”, shkruan Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.

Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme.