Bllokohet qarkullimi tek ish-sheshi ‘Shqiponja’, ja rrugët për të hyrë në Tiranë

212
Sigal

Në ditë me ngarkesë qarkullimi të automjeteve, është vendosur që të devijohen rrugët për ata që udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Duke qenë se segmenti më i ngarkuar është ai tek ish-sheshi “Shqiponja”, për shkak të punimeve, policia kërkon që të përdoren rrugë alternative.

“Në ditet me ngarkesën më të madhe të trafikut, si ditën e hënë, ditën e premte dhe ditën e shtunë, qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqiperisë duhet të zgjedhin si rrugë alternative drejt kryeqytetit Elbasanin.

Qytetarët që udhëtojnë nga veriu i Shqiperisë drejt kryeqytetit, duhet të zgjedhin si rrugë alternative Paskuqanin nepërmjet urës së re dhe Bulevardit të ri Zogu i parë, ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit”, thuhet në njoftimin e policisë.