Bllokimi i rrugëve/ Policia: Segmentet ku nuk duhet të kaloni

184
Sigal

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar hartën e rrugëve në të cilat ditën e sotme, nuk do të lejohet as kalimi, e as parkimi i automjeteve për shkak të perimetrit të sigurisë së vendosur me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në datë 6 dhjetor 2022 do të zhvillohet në Tiranë Samiti Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor ku do të marrin pjesë lider të vendeve te Unionit, lider të Këshillit të BE, të Komisionit Evropian si dhe lider të Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë një aktivitet i rëndësisë së veçantë dhe masat e marra nga strukturat e angazhuara në këtë aktivitet janë të sigurisë të lartë pasi aktivitete të tilla nuk monitorohen vetëm nga Policia e Shtetit por dhe nga organe të tjera.

Për motive sigurie do të ketë bllokime dhe devijime trafiku në disa rrugë inteurbane dhe urbane të kryeqytetit duke nisur nga ora 06:00 e datës 06.12.2022 e deri në orën 18:00 të datës 06.12.2022″, shkruan Policia në njoftimin e saj.

HARTA E RRUGEVE TË BLLOKUARA

– Rruga Rinas – Qafë Kashar dhe anasjelltas
– Autostrada Tiranë- Vorë dhe anasjelltas
– Unaza e Madhe nga ish Sheshi Shqiponja – Rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas
– Rr.Elbasanit nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura Elbasanit dhe anasjelltas

– Të gjithë rrugët që lidhin Rr.Elbasanit me Rr. Papa Gjon Pali II rr.Dervish Hima, rr.Asim Zeneli, rr.Themistokli Gërmenji, rr.Ismail Qemali, rr.Mustafa Matohiti, rr.Jul Variboba, rruga Faik Konica, Fatmir Haxhiu, Gjeneral Nikols, rruga e Atjonit, sheh Ahmet Pazar si dhe të gjitha rruget që lidhin Blv.D.Kombit me rr.Ibrahim Rugova, Ukraina e lire, Lek Dukagjini do jene të bllokuara.

Gjithashtu ne këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës të mos parkojnë mjetet dhe për mjetet qe nuk jane larguar do të bëhet spostimi me mjete ngritës nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

Për mjetet e emergjencave mjekesore dhe emergjencave civile nuk do të ketë pengesa, pervec kontrolleve policore ne perimetrin e sigurise do të jenë te kontrolluara nga punonjësit e policisë.

Bllokimi i trafikut dhe devijimi në autostradat dhe rruget interurbane qe të cojne drejt Tiranes, do të filloje në orën 07:00, ndërsa në qytet në perimetrin e sigurise duke filluar nga ora 06:00 dhe ne rruget e tjera qe perfshihen ne itenerarin e levizjeve ne oren 08:00.

Çdo lëvizje e domozdoshme me mjet sugjerohet të bëhet përpara këtij orari dhe të evitohen levizjet ne rruget qe do shoqerohen me bllokime dhe devijime per motive sigurie.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Veriu me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Fushë Prezë – Rinas

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Vora- Rruga e Vjetër e Fushë Krujës

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Juglindja me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Elbasani – rrethrrotullimi Tegut- Unaza Lindore- Paskuqan -Kamëz- Kryqëzimi Valiasit- Rinas dhe për të gjitha emergjencat mjekesore qe vijne nga Veriu dhe jugu gjate kohes se bllokimit të trafikut për ne drejtim të spitalit të Traumes, të ndjekin rruget alternative nga Paskuqani-Azem Galica-Shinat e Trenit-Spitali i Traumes dhe nga rruga e Shkodres-Petrit Radovicka-Gjergj Legisi-Lord Bajron-Spitali i Traumes.

Per te gjitha emergjencat mjekesore ne drejtim të QSUT dhe Spitalit Shefqet Ndroqi, të ndjekin unazen lindore kur vijne nga jug lindja per të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata boterore-Farke-Sanatorium dhe Kodra e Priftit QSUT.

Kerkojme mirkuptimin e të gjithe qytetareve për të shmangur sa me shume levizjet me mjete ne daten 06.12.2022.