Blerina Llalla: Ja të vdesim, ja të rrojmë për Edi Ramën!

1039
Sigal

Është ironike mënyra e qasjes së z. Kryeministër në çdo skandal publik ndaj jetës, politikës, ekonomisë, investimeve e çdo çështje që trajtohet mediatikisht. Herë injorues, herë vetë-kritikues e në total moskokçarës. Vë theksin tek deklaratat e sotshme ku nuk ngurron të thotë që nuk duhet të mendojmë se kush shkon në spital vdes. Dhe në rastin tjetër kur qytetarët kurohen në banesat e tyre e vendos theksin tek faji i farmacistëve. Dikush rëndom pyeti: – Ku është shteti?

Përtej çdo çështje që duket anormale të trajtohet dhe nga Kryeministi i cili del jep mendim publik për çdo gjë duke tejkaluar dhe kopetencat e ministrave të linjës, duket sikur kemi përballë logjikën e kumandarit totalitarist.

Na duhet të mendojmë: – a ishte ky sistemi shëndetësor që na premtuan të gjitha qeveritë, veçanërisht juaja?

Kjo qeveri që na mori nga strukturat qindra infermierë e doktorë për ti çuar në emigrim që të bëjnë shërbëtorin e pacientëve të huaj. Po.., a boshatiset kosherja nga infermierët e doktorët? Kujto konceptin dhe hierarkinë e kosheres së bletës. Ky ishte kontributi politik kryesor juaji në fushën e mjekësisë dhe jo vetëm?

Le të shkojmë pak më tej, ku të gjithë thonë që e ka fajin sistemi. Dakord, është shumë e vërtetë sepse faktet e dëshmojnë këtë. Por njëkohësisht lind pyetja: -Po sistemin kush e bën? A nuk e bëjnë njerëzit, Individi?!
E pra, jeni, e jemi të gjithë bashkëfajtorë në këtë sagë të errët, në këtë seial killer mjekesor, ku në radhë të parë janë individët e punësuar për të ofruar shërbimin mjekësor dhe njëkohësisht sistemi që i lë të operojnë pa pikën e mëshirës. Ai, sistemi pasqyrë e korrupsionit i cili ka keqedukuar në mënyrën më të keqe të mundshme individin. E për sa kohë kreu i sistemi është një, atëherë duhen rishikuar gjërat nga maja, që ky realitet të mos jetë realiteti i çdo dite në Shqipëri.

Jo më larg se disa ditë më parë mes miqsh, teksa diskutonim për humbje të njerëzve që trajtohen në spitalet shqiptare thashë thjesht: Ateherë faji është i individit jo i sistemit! Që këtu fillon problemi, nëpërmjet kësaj kam thënë automatikisht dhe inversin, faji është i sistemit, sepse janë shkak pasojë e njëri-tjetrit, ekzistojnë si të pandara në një kontekst të vetëm. Përjashtuar këtu individët jashtë këtij sistemi që për ju ndoshta përbëjnë problem.

Pse?! Po ja, le ta marrim thjeshtë e në nivelet me të cekëta të mendimit:- Përse ai mjeku dhe infermieri Shqiptar e bën punën më me devotshmëri në një sistem tjetër shëndetësor kudo nëpër botë? E thjeshtë pergjigja:- Sepse sistemi dhe kulti i individit andej tej ia imponon e nuk ia lejon të bejë ndryshe! Ka të bëjë dhe me vlerësimin.

Është e thjeshtë Z. Kryeministër që teksa nuk hezitoni të jepni deklarata, që kushdo në pozicionin tuaj do ti bënte në kushtet e vetëmbrojtjes së punës dhe stafit, të mendoni se ja hodhëm dhe kësaj radhe, populli kështu e do. Por kemi një pyetje:- Ç’bën ende në detyrë zonja Ministre e Shëndetësisë pas këtyre skandaleve. Me dy mikrofona, një për vete e një për ju.
E ulem kujtoj një të njohur, dy e tre, e dhjetë, që hynë e s’dolën gjallë nga spitali. Njëri hyri se ja sygjeroi e biri mjek me idenë që falë miqesive do të arrinte ta ndihmonte babain, por ja që nuk ja doli, sepse e futi në paraburgim më dënim me vdekje, dhe njëkohësisht iu hoq e drejta ta shihte për një muaj me radhë në pamundësi për të marë as një lamumirë, e asnjë amanet të fundit nga prindi! Ky është goxha sukses në terma humane. Të kujtosh prindin që thotë pse më sollët këtu, vdiqa për të ngrënë!
Pastaj kemi Tiren e qindra raste, rrinqna si Tirja, që populli nuk denjon ti tregojë se u vjen sistemi pas qafe po ngritën zërin, ose thjesht se perballojnë dot. Lejohet të bëhen publike vetëm aq sa lejon shteti dhe aq sa duhet për të mos mohuar ekzistencën e ketyre fakteve. Sa për shembull. Thjesht me shpresen se kjo do të shkarkonte frustrimin dhe indinjatën e popullit në lidhje me situatën. Sot ku më mirë të kesh një sëmundje tjetër sepse COVID, shpikja e shekullit është bërë sëmudje për pasanikët, edhe atyre për t’u marë pakëz pasuri që të mbushen xhepat e të pangopurve, pastaj i paketojmë përjetë.

Pastaj, kemi babain e mjekut, apo mjekun dora vetë, që mendojnë se duke qenë të brendshëm do marrin përkujdes të veçantë falë miqësisë por që më mirë ishin në shtëpi, sepse dy ditë nga vënia këmbë në spital kanë ndërruar botë. Spitalet duket se janë bërë aeroporte për shpirtat, ku bileta e fluturimit kushton sa qimet e kokës. E fantazia të thotë.., o i mbysin dhe i vrasin me oksigjen, ose thjesht të heqin prizën…! Si nëpër skeçet e show-ve humoristike. Ne qofshin te vërteta?! Çnjerëzore! Eksperimente antihumane!
Njohim dhe mjekë të “mençur” që i kanë bërë trajtimet familjarëve në shtëpi sepse e dinë kasaphanën e atjeshme ndoshta më mirë. Janë pjesë e sistemit. Kur këta të fundit skanë vetë besim tek spitali, kolegu e sistemi, imagjino sa duhet të kemi ne të tjerët që ju na thërrisni të mendojmë me “mos”.

E sa e sa raste kemi parë familjarë që bien në kthetrat e laboratorëve, e mjekëve të cilët sygjerojnë një mijë e një analiza e letra si e si të bëjnë më shumë para! Kanë shtuar dhe personel, kjo jo për popullin, por me moton, të punojmë më shumë e të fitojmë më shumë. Ia dikton skema COVID në favor. Ja kujt i vete pas oreksit kjo situatë. Çmimet, aspak të përballueshme nga shtresat e ulëta dhe në nevojë, ndoshta as nga shtresat mesatare! Kjo nese do të konsideronim një mesatare të bërë nga një familje e thjeshtë ku duhej përreth 3.800 lekë të reja ilaçe në ditë, pa konsideruar nevojat e tjera të konsumit, për ushqim te shëndetshëm, kontroll mjekësor, shërbim kujdesi, asistencë private nga infermierë, energji etj. I vemë rrogën minimale 30.000 lekë të reja, ishalla ju del juve llogaria, si tek përralla me qerosin, që skuqi një vezë, ftoi qiellin dhe tokën, hëngrën të gjithë sa u ngopën, teproi dhe gjysma. Ja pra, sëmundja që po vret dyfish e tre, popullatën! Shtoini dhe ndonje hua!

Përsa i përket fajit të farmacistëve siç e citoni ju, a mos ndoshta po beni thirrje të sulmohen dhe farmacitë tani që sigurojnë të ardhurat më të medha edhe në portofolin e shtetit, edhe ate privat me bashkëpunëtorë depot e tyre, përfituesit e parë në terma financiarë nga ky kaos. Apo është për devijim vemendje, një argument ekstra, i papërdorur deri më sot, rezervë. Apo u ka ardhur radha të filloni të ideoni ndonje “taksim gjobe” dhe andej se jemi parafushatë?! Apo po bëjnë lek të madh dreqërit! Sepse ndryshe s’ia mohoni dot përkujdesjen nga shtëpia askujt dhe të drejtën për të shpëtuar jetën, si dhe me sa munden. Përtej kesaj të gjithë e dimë që kjo lojë shërbimi mjekësor u organizua kështu që në fillim, me kast (KÇK). Spitale shtetërore e private të gjenerojnë sa më shumë të ardhura, po aq sa dhe farmacitë e deri atje lart tek ju.

A mos do të thotë kjo që përpos fushatës tuaj paralele, i gjithë populli duhet të rrojë apo të vdesë për ju?!

Për ju, që nuk menduat të kontrollonit e monitoronit këto shërbime që në ditën e parë. Për ju që kur patë masivizmin e pandemisë nuk menduat të hartonit politika lehtësuese në menyrë që të përfitojnë të gjitha shtresat. Ju që kurrë nuk kontrrolluat çmimet në treg e të siguronit çmime të pranueshme e të përballueshme nga të gjitha shtresat duke ndermjetesuar. Me të vërtete bizneset e “shendetësisë” po pasurohen nga kjo, por te pakten shpërblejani këtë të mirë me të mirë popullit. Prandaj shumë nga deklaratat tuaja publike thjesht vendosim t’i injorojmë, sepse siç ka thënë një titullar i ndërgjegjshëm:- Ne kur hipim këtu lart e humbasim kontaktin me realitetin aty jashtë, po aq sa dhe feeling-un (ndjeshmerinë). Deklaratë e kuptueshme dhe e pranueshme deri në një farë mase nga vetë pozitat e ngarkesa punëve. Por lum kush qëndron sadopak njeri dhe atje në majë thonë të mençurit. Injorojmë sepse duam të mendojmë për zgjidhje pasi realitetin përreth e dimë më mirë se ju duke e parë nga afër çdo ditë, kemi dhimbshuri! Reale, jo teatrale! Skemi nevojë për deklarata e fjalime boshe sulmuese, apo deliruese, të panevojshme prej liderësh. Sidomos kur e ndjen që janë 100% artificiale e me kode. Realiteti këtushëm ka nevoja të tjera. Në fund të fundit ju sigurojmë që të gjithë e duan jetën dhe e kanë frike vdekjen po aq sa ju vetë!

Ne ndodhemi përballë faktit që kush shkon në spital vdes! Kush qëndron në shtëpi ka më shumë shancin të rrojë se sa të vdesë! Prandaj ndajeni mendjen zoti Kryeministër, o ju duhet Shqipëria bosh që të bëni ç’doni ju, ose në të kundërt çdo vdekje është një “votë më pak”. Meqënëse populli aq vlen për ju, si numurator, kujdesuni të ruani votat, se dhe një e vetme në rastin tuaj mund të bëjë diferencën. Ju urojmë suksese në fushatën:
-Ja të vdesim ja të rrojme për Edi Ramën! 2021