Bilanci tragjik/ 1376 aksidente rrugore me 197 viktima në 2021

199
Sigal

Aksidentet rrugore në Shqipëri gjatë 2021 kanë shkaktuar 197 viktima ose 16 persona më shumë se në 2020.Të dhënat e Instat tregojnë se në vitin 2021 numërohen 1376 aksidente rrugore ose 142 më shumë se në vitin 2020 .

Kjo rritje e ndjeshme numrit të aksidenteve shpjegohet edhe me faktin se gjatë 2020 vendi ka qenë në karantinë dhe lëvizjet kanë qenë të kufizuara. Ndërkohë nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë të dhënat tregojnë se ka ulje të numrit viktimave por janë regjistruar më shumë aksidente e të plagosur.

Shkaktarë të aksidenteve rezultojnë këmbësorët e më pas renditet sjellja e drejtuesve të mjeteve. Në vitin 2021, aksidentet rrugore, në 15,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Shqetësues mbetet fakti se grupmosha e të aksidentuarve rezulton e re dhe varion nga 25-34 vjec. Sipas Instat në muajin dhjetor 2021 numërohen 119 aksidente rrugore nga 113 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u rritur me 5,3 %, shkruan ABC.

Megjithatë nëse bëjmë një krahasim të aksidenteve ndër vite konstatohet një rënie e tyre .

AKSIDENTET

JANAR –DHJETOR 2019      1.498

JANAR –DHJETOR 2020      1.234

JANAR –DHJETOR 2021      1.376

VIKTIMAT NGA AKSIDENTET

JANAR-DHJETOR 2019       227 PERSONA

JANAR-DHJETOR 2020       181 PERSONA

JANAR-DHJETOR 2021       197   PERSONA