Bilanci i fundit/ Regjistrohen 81 mijë viktima dhe 1.4 milionë të prekur me koronavirus në të gjithë botën

85

Numri i viktimave të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në gjithë botën, ka arritur 81 mijë. Numri i të prekurve është 1 milion e 423 mijë, ndërsa numri i personave të shëruar është 301 mijë.

Shteti me numrin më të madh të viktimave është Italia. Ky vend numëron 17 127 të vdekur dhe 135 mijë persona të prekur. Numri i viktimave gjatë ditës së martë ishte 604.

Spanja është shteti i dytë për nga numri i viktimave. Në këtë vend numërohen në total, 14045 viktima dhe 141  mijë persona të prekur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka numrin më të madh të njerëzve të infektuar. Të dhënat e sotme flasin për rreth 394 mijë persona të prekur dhe 12 716 viktima. Numri i viktimave të regjistruara në 24 orët e fundit është 1845.

Gjermania është vendi i katërt në botë për numrin e personave të prekur, por ka më pak viktima se shumë shtete të tjera. Në total në Gjermani numërohen 107 mijë të infektuar dhe 2012 viktima.

Në Britaninë e Madhe numri i viktimave ka arritur në 6159. Ndërsa numri i të prekurve është 55 mijë.

Franca ka arritur gjatë dy ditëve të fundit pikun e epidemisë me një numër të lartë viktimash. Në total në këtë shtet janë 109 mijë persona të prekur dhe 10328 viktima.

Në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 383 raste me koronavirus dhe 22 viktima.