Bie suvaja gjatë shfaqjes, plagoset aktori në Shkodër

301
Sigal

Aktori Nikolin Ferketa është lënduar në shpinë pasditen e djeshme, teksa interpretonte rolin e tij në shfaqjen e quajtur “Armiku në Shtëpi”.

Trupa e teatrit “Migjeni” po jepte shfaqje në zonën muzeale të Shkodrës, kur në një moment, një copë suvaje ra nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe aktori u lëndua.

Aktori Ferketa i cili mori një dëmtim në shpinë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që ndodhi incidenti, aty pranë ishin edhe fëmijë të vegjël të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje.

Shpesh herë është ngritur ky alarm për ndërtesat e vjetra që nuk kanë asnjë lloj sigurie në Shkodër dhe në total janë të paktën 28 të tilla.