Bie në kanal me motor, ndërron jetë rrugës për në spital 26-vjeçari

224
Sigal

Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, ku 26-vjeçari me inicialet A.B., duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

I riu ndërroi jetë rrugës për në spitali e Fierit, si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Njoftimi i plotë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.