31-vjeçarja ndërroi jetë gjatë lindjes, familjarët protestë para prokurorisë në Fier: Duam drejtësi!

219
Sigal

Familjarët e vajzës që vdiq gjatë lindjes, disa javë më parë kërkojnë drejtësi. Ata kanë ardhur këtë mëngjes para prokurorisë në shenjë proteste.

Familjarët e Elisabeta Lamaj kërkojnë që prokuroria të hetoje pasi kanë bërë kallëzimin. 31-vjeçarja humbi jetën gjatë lindjes në maternitetin e Fierit. Familjarët kanë ngritur dyshime mbi mjekët dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim në prokurori.

“Unë jam kunata e Elisabetës.

I lutem shtetit dhe prokurorisë të vërë dorën në zemër për ato dy vajza që janë jetime. Kërkojmë drejtësi! Unë jam e fushës së mjekësisë, punoj laborante.

Nuk e di si ata mund të thonë pësoi arrest kardiak apo tromboembolinë, pse nuk doli doktori ta takonte bashkëshortin dhe t’ja thoshte vetë.

Pse i bëri analizat tre ditë para, ku ato analiza bëhen brenda një ore,” shprehet e afërmja e viktimës para mediave.