Bie kursi i këmbimit për euron dhe dollarin. Rilindja po jep lekë për fushatë

320
Sigal

Ditët e fundit, në pikat e këmbimit valutor është vënë re një ulje e ndjeshme e kursit të këmbimit për monedhat në euro dhe në dollarë. Këto ditë një euro këmbehet me 123.2 Lekë, ndërsa një dollar me 104.6 lekë. Në krahasim me muajt e kaluar kemi të bëjmë me një rënie të madhe.
Fenomeni i rënies së kursit duket se lidhet vetëm me hedhjen e parave cash në fushatë. Një situatë e ngjashme u regjistrua në vitin 2017, kur gjatë fushatës elektorale, euro dhe dollari arritën nivelet më të ulëta të viteve të fundit.
Në krizën ekonomike dhe në mes të pandemisë, ulja e kursit të këmbimit të monedhave kryesore të huaja lidhet vetëm me zgjedhjet. Në media ka pasur denoncime se struktura të PS kanë nisur të japin para për vota. Vangjel Tavo në Gjirokastër ka denoncuar se një votë në këtë qark po blihet edhe me 500 euro. Ndërkohë denoncime ka dhe për në qarqet kryesore të vendit.
Blerja e votave është një fenomen që ka shkatërruar rregullisht proceset zgjedhore në Shqipëri. Ndryshimi i kursit të këmbimit është një e dhënë kryesore për prokurorinë dhe autoritet kundër pastrimit të parave që të hetojnë për burimin e këtyre parave.

FOTO/Kursi i këmbimit sot

FOTO/Kursi i këmbimit, në prill të vitit të kaluar