Ishte duke punuar, plagoset rëndë 27-vjeçari në Korçë

320
Sigal

Një 27-vjeçar i identifikuar si Algredo Mukadesi, është plagosur teksa po punonte tokën me zetor. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 13:30 në fshatin Porodinë, Korçë.

I riu dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë si pasojë e frezës së mjetit.  Aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.