Berisha zgjidhet në krye të PD, Presidenti Meta: Në demokraci respektohet vota

136
Sigal

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar edhe takime të ndryshme.

Nga gazetarët Meta është pyetur edhe për procesin e zgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD-së.

“Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve!’, deklaroi presidenti Ilir Meta për gazetarët në Jukin.

Prononcimi i presidentit Ilir Meta:

Zoti President si e vlerësoni progresin e bërë nga shteti i Kosovës dhe a keni një koment për aplikimin në KiE?
Presidenti Meta: Kosova është tashmë një vend shumë solid dhe demokratik, është një shembull i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, një shembull i respektimit të të drejtave të pakicave.

Është një vend model që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, dhe padyshim që është edhe për sa u takon këtyre standardeve, që është prej kohësh anëtarë e Këshillit të Europës.

Kështu që është një aplikim që meriton mbështetjen e të gjithëve, që i shërben afirmimit të vlerave europiane të të gjithë rajonit tonë, dhe nuk i shërben vetëm Kosovës.

Zoti President, si e vlerësoni zgjedhjen e zotit Sali Berisha Kryetar të Partisë Demokratike?
Presidenti Meta: Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve!