Berisha u qëllua me grusht në fytyrë/ Meta: T’i tregojmë vendin pjellës bastrade që orkestroi sot një ngjarje të rëndë!

54
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në fjalën e tij para protestuesve sot tashmë ka ardhur kohë që fjalimet ti lënë vendin veprimeve.

Meta e shikon goditjen me grusht të Berishës, si një sulm i organizuar nga ajo që ai e quajti “pjellë bastrade”.

“Liri a vdekje” për ti treguar vendin këtij regjimi mafioz”, u shpreh Meta.

“Sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet ti lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për ti treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e Samitit të BE një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.

Për zbatuesin e platformës së spastrim etnik, të shpopullimit dhe përzënies së të rinjve, përmes një regjimi mafioz. Prandaj të gjithë me poezinë e Havzi Neles “Liri a vdekje” për ti treguar vendin këtij regjimi mafioz”, theksoi Ilir Meta