Berisha: Krim i tmerrshëm! Siguria në plazhe ZERO, për ligjin nuk pyet njeri.

125
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Himarë, ku shefi i Policimit në Komunitet në Policinë e Elbasanit, Arjan Tase goditi me skaf një fëmijë, duke i marrë jetën.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm.

Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi.

Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungesën e plotë të sigurisë në plazhet tona.