Berisha: Hajdutja e qeverisë nuk kursen as familjarër në agoni

114
Sigal

Zyrtarja e qeverisë tha se paratë e vjedhura ishin të xhaxhait, por familja mohoi përfshirjen, ndërron jetë në SHBA xhaxhai i Alda Klosit

Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së koncesioneve dhe të kabinetit të ish-ministrit Ahmetaj.
Po ashtu, asgjë nuk dihet as për origjinën e mbi 400 mijë të tjerave të gjetura në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi. Ndërkohë, një lajm i trishtë mbërrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ndërruar jetë pas përballjes me një sëmundje të rëndë xhaxhai i Alda Klosit, Ylli Çika.

Klosi ka pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait për mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato. Por burime jozyrtare thanë për A2 se familja e Ylli Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.
Diçka e tillë vë në vështirësi gjetjen e burimit të parave, ndërsa prokurorja Mirela Zavalani tha se dosja vijon të jetë në hetim dhe se prokuroria ende nuk ka dalë në një konkluzion sa u përket deklarimeve të ish-zyrtares.

Berisha: Hajdutja e qeverisë, nuk kursen as familjarët në agoni

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit se xhaxhai i Alda Klosit në Amerikë, Ylli Çika ka ndërruar jetë. Përmes një postimi, Berisha shkruan: ‘Hajdutja e qeverisë, Alda Klosi nuk kursen as familjarët në agoni! Krim!’