Beqir Sina – Kanada/ Ontario: Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të tretin vit radhazi me ngjyrat kuqezi

177
Sigal

Nga Beqir SINA – New York

Ermal Muça: “Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”

ONTARIO CA : Ujëvara e Niagarës, u ndriçua mbrëmjen e 28 nëntorit për të tretin vit radhazi me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kështu të paktën tregojë ambasada e Shqipërisë në Kanada, nëpërmjet një seti me fotografi në Twiter.

Ashtu si dhe dy vitet e kaluara Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, ka ndarë në rrjetet sociale logaria zyrtare e ambassades ne Twiter, pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Duke përcjellur me këtë rast edhe një urim për mbarê shqiptarët kudo janë, Ambasadori Muça shkruan : “Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”.

Ky është viti i tretë që Ujëvara e Niagarës në Kanada ndriçohet kuqezi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nëntori është shpallur muaji i Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario me 5 Dhjetor 2016 dhe është një muaj i mbushur me aktivitete në komunitetin shqiptar në Ontario.