KQZ gjobit 106 parti politike që nuk dorëzuan pasqyrimin financiar, u lë afat 20 ditor 94 prej tyre, përgjigjia nga Posta Shqiptare: Nuk kanë adresa të sakta

114
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 430, datë 22.07.2021, për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020.

KQZ ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë.

Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre.

Shkresa me emrat e 94 partive politike që i’u është drejtuar shkresa nga KQZ.

Në deklaratën e publikuar nga KQZ, bëhet me dije se janë gjobitur 106 parti politike për mos dorëzimin e dokumenteve përkatëse.

Mund të siguroni dokumentin duke klikuar: këtu.