‘Benz-i’ përplaset me plepin në Durrës, humb jetën 23-vjeçari, rëndë shoferi

164
Sigal

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi në aksin Plepa-Romanat.

Një mjet tip ‘Benz’ i cili drejtohej nga 23-vjeçari Ermal Kadriu ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përplasur me plepin.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i cili ishte në mjet, 23-vjeçari me inicialet G.H.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.