Belind Këlliçi fiton gjyqin ndaj zv/drejtorit të Tatimeve

336
Sigal

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka fituar gjyqin ndaj Alban Çelajt, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Është vetë Këlliçi, ai i cili shkruan në Facebook se gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Sot GJKKO, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi pafajësinë time duke rrëzuar një tjetër padi ndaj meje, e kërkuar nga Alban Çela, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Pas fushatës për zgjedhjet e 25 prillit u shpreha publikisht se në Qarkun Durrës, si në të gjithë Shqipërinë, u zhvillua një masakër zgjedhore e orkestruar nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Sot, një tjetër mëkëmbës u rrëzua me vendim gjykate.

Ju falënderoj të gjithëve ju që besoni tek unë!

Nuk do të heq kurrë dorë nga e vërteta dhe mbrojtja e interesit publik.