Bejlerët e bashkive falin mijëra hektarë tokë për të pasuruar “Republikën e Oligarkëve”

Pas Investitorëve Strategjikë, të cilët ‘gllabëruan” pjesët më të bukura të bregdetit, duke i mbushur me vila dhe resorte, stafetën për t’u pasuruar nga toka e shqiptarëve e kanë marrë oligarkët e bashkive. Në 12 muaj bashkitë njoftuan 110 procedura të dhënies me qira, të mijëra hektarë toke të pasurive publike në favor të privatit, për të ndërtuar parqe që do prodhojnë energji, bujtina, por asnjë nuk kujtohet për fabrika mishi dhe punishte për blektorinë. Ja si u shkel konkurrenca, duke u miratuar vendimet përmes votimit nga Këshillat Bashkiakë

Edhe oligarkët e paneleve fotovoltaike marrin stafetën për t’u pasuruar nga toka e shqiptarëve, pasi investitorët strategjik ‘gllabëruan” pjesët më të bukura të bregdetit me ligjin, që përfundoi në një instrument për të dhënë tokat publike për militantët, të afërmve të ministrave, dhe biznesmenëve shqiptarë, që kanë ndërtuar vila dhe resorte

Dhëniet me Qira janë procedura për të cilat Ligji kërkon aplikimin përmes procedurës së konkurrimit me njoftim. Procedurë që jo të gjitha Bashkitë e respektojnë duke krijuar edhe kontraktime përmes vullnetit politik, votimit në Këshilla Bashkiak.

Sigal

Në 12 muajt e Vitit 2023 bashkitë në vend kanë njoftuar 110 Procedura të Dhënies me Qira, të pasurive publike në favor të privatit. Nga 61 Bashki në vend janë 19 të tilla që kanë aplikuar gjatë 2023 Tenderime të Karakterit Dhënie me Qira me subjekte private.

Pasi investitorët strategjik ‘gllabëruan” pjesët më të bukura të bregdetit me ligjin që synonte të sillte investitorë të huaj në vendin tonë, ku  në fakt përfundoi në një instrument për të dhënë favore fiskale ose tokat publike për militantët apo të fortët e botës së krimit, miratim të projekteve të biznesmenëve shqiptarë, të afërmve të ministrave, që kanë ndërtuar vila dhe resorte, stafetën për t’u pasuruar nga toka e shqiptarëve e kanë marrë oligarkët e paneleve fotovoltaike.

Në 12 muajt e Vitit 2023 bashkitë në vend kanë njoftuar 110 Procedura të Dhënies me Qira, të pasurive publike në favor të privatit. Nga 61 Bashki në vend janë 19 të tilla që kanë aplikuar gjatë 2023 Tenderime të Karakterit Dhënie me Qira me subjekte private.

Kësaj here i është deleguar përgjegjësia e afera nga qeverisja qëndrore te ajo vendore, pra, bashkive, të cilat po falin mijëra e mijëra hektarë tokë, për t’u ndërtuar impianteve fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike.

Dhëniet me Qira janë procedura për të cilat Ligji kërkon aplikimin përmes procedurës së konkurrimit me njoftim. Procedurë që jo të gjitha Bashkitë e respektojnë duke krijuar edhe kontraktime përmes vullnetit politik, votimit në Këshilla Bashkiak. Më poshtë po paraqesin disa nga të dhënat ku projekti me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe SHBA, Open Data.

Sipas tabelave 9 nga bashkitë e mëposhtme tashmë e kanë lidhur kontratën dhe pjesa tjetër ka shpallur njoftimin për fituesin. Në numrat e ardhshëm do të vijojmë të publikojmë dhe të dhëna të tjera tronditëse me çfarë po i bëhet pasurive kombëtare.

Elbasan/ Sipërfaqja e fondit pyjor prej 16 ha: Për sasinë totale prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) ha në n/ngastrat pyjore nr.25/a,28/a,29/c dhe 30/ab ekonomia pyjore “Zalli-Shkumbin”. Qëllimi i dhënies në përdorim: Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.

Dhënia me qera Sipërfaqja e fondit pyjor prej 100 ha: Për sasinë totale prej 100 (njëqind) ha në n/ngastrat pyjore nr.37/mk, ekonomia pyjore “PolisVasjan”. Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.

Dhënia me qera Sipërfaqja e fondit pyjor prej 50 ha: Për sasinë totale prej 50 (pesëdhjetë) ha në n/ngastrat pyjore nr.37/cd, ekonomia pyjore “PolisVasjan”. Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.

Dhënie në përdorim: Sipërfaqja e fondit pyjor prej 16 ha: Për sasinë totale prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) ha në n/ngastrat pyjore nr.25/a,28/a,29/c dhe 30/ab ekonomia pyjore “Zalli-Shkumbin”. Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.

Dhënia në përdorim, Sipërfaqja e fondit pyjor prej 120 ha, të ndarë në lote:
– Loti i parë: Për sasinë totale prej 60 (gjashtëdhjetë) ha në n/ngastrën pyjore nr.19/a, ekonomia pyjore “Papërr-Sollak”.
Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.

Dhenie në përdorim, Sipërfaqja e fondit pyjor prej 120 ha, të ndarë në lote.
Loti i dyte: Për sasinë totale prej 60 (gjashtëdhjetë) ha në n/ngastrën pyjore n/ngastrat pyjore nr.6/a, 7/a, 13/b në ekonominë pyjore “Papërr-Sollak”.
Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.

 

Devoll/ Dhënie me qira të sipërfaqeve nga fondi kullosor me konkurim publik në pronësi të Bashkisë Devoll, Zona Kadastrale 2081, Numri i Pasurise 1920 në ngastrën 25, e cila bën pjesë në Ekonominë Kullosore “Bilisht” në pronësi të Bashkisq Devoll me sipërfaqe 21.0152 ha për zhvillimin ekonomik me destinacion për ndërtim teleferik pasagjerësh ose linjë të tensionit, Aerogjeneratore dhe Fotovoltaike etj.

Dhënie me qira të sipërfaqeve nga fondi kullosor me konkurim publik në pronësi të Bashkisë Devoll, Zona Kadastrale 3804, Numri i Pasurisë 1723 në ngastrën 003, e cila bën pjesë në Ekonominë Kullosore “Bilisht” në pronësi të Bashkisë Devolë me sipërfaqe 26.5563 ha është dhënia në përdorim për zhvillimin ekonomik me destinacion për ndërtim teleferik pasagjerësh ose linje të tensionit, Aerogjeneratore dhe Fotovoltaike.

 

Cërrik/ Dhënie në përdorim të sipërfaqes se fondit pyjor/kullosor, Ekonomia Pyjore “Sulovë”, ngastra 5, 14.0 ha, për Aerogjeneratorë dhe Fotovoltaik.

Mat/ Dhënie me qira të sipërfaqes së fondit pyjor/ kullosor prej 2.55 ha, në ngastrën nr. 29/a, pjesë e Ekonomisë Pyjore Derjan 2, në administrim/pronësi të Bashkisë Mat”.Me qëllim instalimin e impianteve fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike.

Lushnje/ “Dhënie me qira të pasurive shtetërore në përdorim të Bashkisë Lushnje, me nr. 169/50, 169/12, 169/44, 169/9, 169/7, 169/45, 169/8 dhe 169/52 të ndodhura në ZK. 1020, fshati Allprenaj, Njësia Administrative Golem, sipërfaqe 4,749 ha me qëllim për prodhimin e energjisë elektrike të rinovueshme, duke instaluar panele fotovoltaike.

Vau i Dejës/ Dhënia me qera me anë të konkurimit të sipërfaqes së fondit Pyjor/kullosor publik sipas udhëzimit nr.1, date 09.06.2016” Për Rregullat, Procedurat e Kërkimit, të Shqyrtimit e të Miratimit të Kërkesave Për Dhënie në Përdorim të Fondit Pyjor Dhe Kullosor Publik”: që i përket ekonomisë Pyjore Drin Gjadër kirë, ngastra nr. 4, në sipërfaqe prej 3.9 ha “për park fotovoltaik”, (stacionet,bazamentet dhe objektet përkatëse etj)”

Dhënie me qera me anë të konkurimit të sipërfaqes së fondit Pyjor/kullosor publik sipas udhëzimit nr.1,datë 09.06.2016” Për Rregullat, Procedurat e Kërkimit, të Shqyrtimit e të Miratimit të Kërkesave për Dhënie në Përdorim të Fondit Pyjor dhe Kullosor Publik”: që i përket ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë, ngastra nr. 4,Loti II në sipërfaqe prej 10.0327 ha “Për park fotovoltaik”, (stacionet, Bazamentet dhe objektet përkatëse etj)” me afat përdorimi (qiraje ), 10(dhjetë) vite.

Dhënia me qera me anë të konkurimit të sipërfaqes së fondit Pyjor/kullosor publik sipas udhëzimit nr.1,datë 09.06.2016” Për Rregullat, Procedurat e Kërkimit, të Shqyrtimit e të Miratimit të Kërkesave për Dhënie në Përdorim të Fondit Pyjor dhe Kullosor Publik”: që i përket ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë, ngastra nr. 4, Loti I në sipërfaqe prej 12.0373 ha “Për park fotovoltaik”, (stacionet, Bazamentet dhe objektet përkatëse etj)

Dhënie me qira me anë të konkurimit të sipërfaqes së fondit Pyjor/kullosor publik sipas udhëzimit nr.1, datë 09.06.2016” Për Rregullat, Procedurat e Kërkimit, të Shqyrtimit e të Miratimit të Kërkesave për Dhënie në Përdorim të Fondit Pyjor dhe Kullosor Publik”: që i përket ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë, ngastra nr. 4, Loti I në sipërfaqe prej 12.0373 “për park fotovoltaik”, (stacionet, Bazamentet dhe objektet përkatëse etj)

Dhënie të përkohshëm të sipërfaqes pyjore “për park fotovoltaik”, (stacionet, bazamentet dhe objektet përkatëse etj)

Dhënia me qira me anë të konkurimit të sipërfaqes së fondit Pyjor/kullosor publik sipas udhëzimit nr.1,datë 09.06.2016” Për Rregullat, Procedurat e Kërkimit, të Shqyrtimit e të Miratimit të Kërkesave për Dhënie në Përdorim të Fondit Pyjor dhe Kullosor Publik”: që i përket ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë, ngastrat nr. 14,në sipërfaqe prej 2.1 ha “për park fotovoltaik”, (aerogjeneratore, stacionet, objektet përkatëse etj)”

Dhënia me qira me anë të konkurimit të sipërfaqes së fondit Pyjor/kullosor publik sipas udhëzimit nr.1,datë 09.06.2016” Për Rregullat, Procedurat e Kërkimit, të Shqyrtimit e të Miratimit të Kërkesave për Dhënie në Përdorim të Fondit Pyjor dhe Kullosor Publik”: që i përket ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë, ngastra nr. 4,në sipërfaqe prej 22.07 ha e ndarë në lote, Loti i Parëi  prej 10.0327 ha dhe Loti i dytë 12.0373 “për park fotovoltaik”, (stacionet, Bazamentet dhe objektet përkatëse etj)” -Loti i II