Agim Rrapaj : “Shpëtimi” i bujqësisë kërkon më shumë para

33
Sigal

Bujqësia shqiptare po kalon një cikël të gjatë stanjacioni dhe po përballet me probleme të shumta, që nga rritja e kostove, deri tek shpopullimi. Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, thotë në “Monitor Brief Insight” se sektori ka nevojë për një rritje të mbështetjes me financime, me të paktën 90 milionë euro më shumë.

Ne kemi propozuar katër drejtime kryesore, ku ne duhet të përqëndrohemi gjatë vitit 2024. E apra është koordinimi në zona rurale. Kemi 304 mijë subjekte që kanë tokë bujqësore, 254 mijë janë të paformalizuar, nuk përfitojnë as cent nag ndihmat që i jep shteti, as kredi dhe mbahen vetëm me remitanca.

E dyta mbetet inovacioni dhe digjitalizimi. Presim që gjatë këtij viti të kemi një ndryshim thelbësor, përsa i përket mekanizimit, ivnestimeve që duhen bërë në këtë drejtim.

E treta qeveria duhet të shtojë edhe 90 milionë euro të tjera, në mënyrë që të përballojë të gjithë procesin.

Gjithashtu mbetet për t’u zgjidhur çështja e IPARD 11 dhe 111. Dhe për këtë kërkohet program i posaçëm dhe një angazhim mjaft serioz i të gjithë subjekteve në mënyrë që ky program të fillojë të përfundojë 11 dhe të nis IPARD 111 brenda këtij viti, sepse nëse nuk ndodh kjo do kthehemi shumë mbrapa në kohë dhe në realizimin e objektivave. Domosdoshmëri është dhe ndryshimi i disa ligjeve.