Bëhuni gati për plazh, nesër temperatura do të shkojë deri në 30ºC

271
Sigal

Nëse keni plane për të shkuar në plazh këtë fundjavë, atëherë moti është në favorin tuaj.

Sipas Meteoalb, temperaturat në vendin tonë gjatë kësaj fundjave do të shkojnë në vlerat deri 30ºC, thotë Akil Osmani.

Vlerat maksimale të temperaturës në zonat malore pritet të shkojnë mbi 21ºC.

Temperaturat minimale në zonat malore do të variojnë 9 deri në 10 ºC.

Në zonat e ulëta vlerat minimale do të variojnë nga 15 deri në 16ºC.

Mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve, kryesisht në vijat bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e vendit gjatë mbasdites do të ketë herë pas here mbizotërim të vranësirave, të cilat do të krijojnë reshje shiu lokale, kryesisht në zonat malore.

Do të jenë reshje në sasi të pakta dhe nuk do të krijojnë problematika.