BB: Shqipëria thyen rekordin europian me PPP, duke çuar ekonominë drejt humnerës

300
Sigal

Banka Botërore kritika qeverisë për koncesionet e oligarkëve të cilët po përpijnë ‘pajën’ e milionave nga arka e shtetit. Ato janë klienteliste, pa transparenc dhe jashtë kontrollit, duke zhytur vendin në borxhe. 24 kontrata koncesionare i kanë kushtuar taksapaguesve 1 miliard euro, ku shumica e PPP-ve janë dhënë përmes propozimeve të pakërkuara dhe mungesës së garës, duke ndaluar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj. Me këto para, pensionet do ishin rritur 300%

Koncesionarët e oligarkëve ‘përpijnë’ pajën e milionave nga arka e shtetit

BB kritika qeverisë për PPP-të: Nuk ka transparencë dhe kontroll, po krijojnë detyrime

 

24 kontrata koncesionare i kanë kushtuar taksapaguesit 1 miliard euro, shumica e kontratave ekzistuese PPP janë dhënë përmes propozimeve të pakërkuara dhe mungesës së garës, duke ndaluar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj

Qeveria shqiptare thyen rekordin europian për koncesionet duke tronditur ekonominë dhe çon vendin drejt humnerës.Qeveria ka nevoja të mëdha për investime në infrastrukturë sidomos në furnizimin me ujë, transport dhe energji, por përpjekjet e qeverisë për të zgjidhur këto problematike nëpërmjet Partneriteteve Publike-Private duket se, do ta ndërlikojë më tej situatën në lëmin e infrastrukturës se sa do ta lehtësojë.Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) në një studim të fundit mbi potencialet e pashfrytëzuara të ekonomisë shqiptare vunë në dukje se, PPP shpesh nuk kanë qenë zgjedhja e duhur për të zgjidhur problemet infrastrukturore të Shqipërisë.Niveli i lartë i borxhit publik e ka kufizuar ndjeshëm hapësirën buxhetore për shpenzimet e infrastrukturës. “Ndërsa qeveria është përpjekur të mobilizojë kapitalin privat përmes PPP-ve, përdorimi i tepruar i PPP-ve, në një kontekst transparence të kufizuar dhe mbikëqyrje të dobët ka rezultuar në akumulimin e detyrimeve të rëndësishme kontingjente” evidentoi Banka.Shumica PPP-të janë të angazhuara në projekte të mëdha të energjisë dhe transportit, për të cilat qeveria ka dhënë garanci çmimi ose vëllimi.Sipas Bankës Botërore shumica e kontratave ekzistuese PPP janë dhënë përmes propozimeve të pakërkuara dhe mungesës së garës, duke ndaluar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj.

Gjatë ristrukturimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vitin 2018, qeveria krijoi një Njësi të Riskut Fiskal për të menaxhuar rreziqet fiskale që rrjedhin nga PPP-të e zbatuara nga ministritë e linjës, por kësaj njësie ende i mungon kapaciteti për të kryer funksionet  kryesore, vuri në dukje Banka. U miratuan udhëzime të reja në mars 2018 që synojnë të kufizojnë pranimin e ofertave të pakërkuara të PPP-ve, dhe projektbuxheti 2019 përfshinte një listë të PPP-ve të miratuara.

Raporti/ SELDI, rrjeti i Europës Juglindore tregon se vendi ynë ka cënime kritike në funksionimin e kontrolleve dhe ekuilibrave demokratikë dhe ekonomik. Ryshfeti, korrupsioni dhe vënia e shtetit në shërbim të një grupi oligarkësh na rendit të parët në rajon

Pavarësisht këtyre përmirësimeve, transparenca në lidhje me përdorimin e PPP-ve mbetet e kufizuar.

Periudha e pas-krizës globale 2008 ngushtoi hapësirën fiskale. Qeveria u kthye gjithnjë e më shumë partneriteteve publike-private (PPP) për plotësuar nevojat e investimeve publike. Por kjo qasje sipas BB, ka rezultuar në krijimin e detyrimeve të mëdha kontingjente jashtë buxhetit. Që nga viti 2019, numri total i kontratave koncesionare dhe PPP arriti në 224, dhe vlera totale e tyre arriti në 31 për qind të PBB-së. Nga këto, 186 kontrata, me një vlerë në masën 24 për qind të PBB-së, iu dhanë projekteve të sektorit të energjisë. Sektori tjetër më i madh ishte transporti, me vetëm 17 kontrata që përfaqësojnë 4 për qind të PBB-së.

Banka vuri në dukje se, ka një integrim të dobët të PPP në prioritetet e përcaktuara në strategjitë kombëtare. 75 për qind e kontratave PPP të nënshkruara në 2012- 2018 janë dhënë me propozime të pakërkuara.Analiza thekson se, PPP-të ekzistuese nuk monitorohen sistematikisht dhe informacioni mbi performancën e tyre është shumë i rrallë.

“Gjatë një ristrukturimi 2018, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë krijoi një Njësi të Riskut Fiskal për të menaxhuar rreziqet fiskale të paraqitura nga PPP-të e zbatuara nga ministritë e linjës. Njësisë ende i mungon kapaciteti i mjaftueshëm për të monitoruar rreziqet e PPP-ve, por ndërkohë numri i kontratave që po jepen nga drejtoria tjetër e Koncesioneve është rritur ndjeshëm që nga viti 2018” thekson Banka.

Shqipëria, nën pushtetin e privatit

Gjatë periudhës janar 2017 deri në dhjetor 2020, sipas OPEN DATA në Shqipëri janë miratuar 24 kontrata koncesioni apo PPP, me vlerë totale Investimi prej 125 199 058 469 lekë (125.19 miliard lekë), ose konvertuar në Euro 1 009 669 826 Euro (1 miliard Euro).