Sot duhet të shihni patjetër parashikimin e motit

551
Nëse mendoni të dilni nga shtëpia pa çadër, shihni si fillim motin, pasi parashikohet të bjerë shi. Moti do të vijojë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të herë pas hershëm në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë që pasditja do të sjell intensifikim të shirave në të gjithë vendin, ndërsa në zonat e ulta parashikohen edhe rrebeshe.
MeteoAlb raporton se temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit në gjithë vendin, ndërsa parashikohet që në mesditë të këtë rritje të lehtë të temperaturave në Qendër dhe Jug të vendit.

“Dita e diel mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga shira të izoluar por pasditja sërish fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu në zonat e ulëta por kryesisht në zonat malore ndërsa bregdeti do të ketë shira të dobët. Parashikohet që edhe java tjetër të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht pasditeve kur priten shira thuajse në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 3 – 4°C pasditen e së premtes duke shënuar maksimalisht 27°C ndërsa në fundjavë maksimumi do të shënojë 25 – 26°C. E hëna dhe e marta sjellin rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës por e mërkura dhe në vijim do të jenë me rënie të lehtë të temperaturave në të dy ekstremumet ditore duke variuar nga 9 në 25°C.”, thuhet në njoftimin e MeteoAlb në “Facebook”
Sigal