‘Anglia si ilaçi shfarosës i mohuesve’

334
Sigal

Nga Klodian Tomorri

Anglia është një nga vendet e vetme në Evropë që i nxjerr statistikat e vdekjeve në mënyrë javore, me lag 3-javor. Ç’ka ndodhur ne Angli dhe Uells?

28 mars-10 prill 2019—— 20 800 vdekje
28 mars-10 pril 2020—— 34 900 vdekje

Pra, në vetëm dy javë që nga koha kur Anglia u godit nga virusi, vdekshmëria në rang kombëtar është rritur me rreth 70 për qind. Saktësisht, 14 mijë e 100 vdekje më shumë se vjet.

Burimi: Zyra Kombëtare e Statistikave të Anglisë.

Tani konspiracionistët do të luajnë me teorinë tjetër “fake”. Është e vërtetë që vdekjet janë rritur këto dy javë, por në total si 4-mujor, vdekjet sivjet në Angli janë më pak se vjet. Kjo është “fake”.

1 janar-10 prill 2019——174 mijë e 693 vdekje
1 janar-10 prill 2020——184 mijë e 960 vdekje
Burimi: Zyra Kombëtare e Statistikave.

Pra, deri para 28 marsit, vdekjet në Angli dhe Uells këtë vit ishin 4 mijë më pak se vjet. Por me goditjen nga virusi, vdekjet në Angli për periudhën 1 janar-10 prill 2020, janë 10 mijë më shumë se sa 1 janar- 10 prill 2019.

Dhe këto janë vetëm dy javët e para të goditjes nga virusi. Pas 10 prillit është bërë edhe më shumë masakër.

Ato idiotësitë e tipit që ka rënë vdekshmëria janë kryevepra e marrëzisë.