Bashkia Shkodër bën bilancin e dëmeve: Janë përmbytur 1823 ha tokë

230
Sigal

Moti i keq vijon të shkaktojë probleme në qarkun e Shkodrës.

Lidhur me situatën, bashkia e këtij qyteti ka shpërndarë informacionet më të fundit për situatën e përmbytjeve.

Sipas njoftimit, në total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm.

Ndërkohë, problem vijon të jetë gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj.

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m).

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m).