Bashkia “harroi” të bënte kanalizimet, përmbytet rruga dytësore në Yzberisht

274
Sigal

Rruga dytësore në ‘Yzberisht’ në Tiranë u asfaltua nga Bashkia e Tiranës, vite pasi kishte dalë jashtë funksionit.

Mirëpo, ‘vrulli’ për të shtruar rrugët e kryeqytetit pak para fushatës zgjedhore ka lënë pasojat e saj. Mjaftuan pak orë shi dhe rruga dytësore është mbuluar me ujë.

Kjo për shkak të kanalizimeve. Rruga u shtrua për tu dukur estetikisht bukur në sipërfaqe, mirëpo nuk u mendua se ku do të shkonte uji, kur të binte shi.

Nuk dihet nëse Bashkia ka menduar një zgjidhje për këtë problem.