LSI Durrës, Kuçi: Rilindja e ka mision shkatërrim e vlerave historike. Këta barbarë duhen larguar (VIDEO)

207
Sigal

Me imazhe të shkatërrimeve të vlerave historike të Shqipërisë, kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi akuzon qeverinë ”Rama”, si shkatërruese. DUke marrë shkas nga prishja e maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë”, ajo thotë se më 25 prill shqiptarët duhet të ndëshkojnë me votë siç ajo i quan, barbarët që duhen larguar sa më parë.

Postimi i plotë

“Rilindja” e ka mision shkatërrim e vlerave tona historike.

Prishi Teatrin Kombëtar; mbuloi me ndërtim dhjetra katësh Kullën e Sahatit; asgjesoi historinë e Mësonjtores së Korçës, degradoi Torrën Veneciane në Durrës, hoqi shatërvanin, e mbuloi me beton gjetjet arkeologjike; prishi fasadën e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” e shumë vlera historike dhe kulturore kombëtare.

Këta barbarë të historisë duhen larguar sa më parë.