Gjirokastër/ Telefonata zbulon tre trafikantët, “Shqiponjat” u zënë pritë në rrugë

584
Sigal

Tre persona janë arrestuar në flagrancë, të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi u kapën në automjet me 100 doza lë nde narkotike.

Policia bën me dije se gjithçka erdhi pasi më parë ishte informuar nga qytetarë t për aktivitetin e këtyre personave dhe u vu në ndjekje.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për disa shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Memaliajt, kanë organizuar punën për evidentimin dhe goditjen e tyre”- njofton polica.

Sipas saj, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe policinë lokale të Tepelenës e Memaliajt, kanë ushtuar kontrolle në aksin rrugor Memaliaj -Luftinjë , ku si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç, banues në Xhafaj e Dervishaj, të Bashkisë Memaliaj.

“Në aksin rrugor Memaliaj – Luftinjë, shtetasve L.C e N.K. që udhëtonin së bashku në një automjet , si dhe shtetasit F.Ç. që udhëtonte në automjetin e tij, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjete, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike cannabis sativa”- thotë policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve ” të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

“Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të paligjshmërisë në tërësi, në numrin 112, në aplikacionin” Komisariati Dixhital”, apo edhe në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale, duke ju garantuar anonimatin, si dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë së Shtetit”- deklaron policia.