Basha me fermerët në Fier: Do ketë vetëm një taksë, ajo mbi tokën

560
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerët e Petovës në Fier, në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët!”. Pasi u njoh me shqetësimet e fermerëve që lidhen me çmimin e lartë të plehrave kimikë, mungesën e subvencioneve, mungesën e investimeve në kanalet kulluese dhe vaditëse, si dhe mungesën e tregut, Basha premtoi se me ardhjen e PD-së në qeverisjen e vendit, për fermerët do të ketë vetëm një taksë, ajo mbi tokën. Në bashkëbisedim me Bashën, tregëtarët i thanë se nga fermeri domatja shitet me 200 lekë të vjetra ndërsa në Tiranë ajo arrin në 1000 lekë të vjetra, pasi kalon në 3 apo 4 duar. Kjo e bën jo vetëm shumë të lartë koston për konsumatorin, por ul shitjen e prodhimit dhe fermerëve u kalben produktet. Fermerët, i treguan kreut demokrat se çmimi i plehrave në Shqipëri është më i lartë se në Itali dhe në vendet e rajonit. Basha ka theksuar se të gjitha paratë që do të mblidhen nga taksa e pronës do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.
Gjatë bisedës, fermerët dhe banorët e Petovës iu ankuan kreut demokrat për rritjen e taksave dhe mungesën e vendeve të punës. Pamundësia për të blerë plehrat kimike ka bërë që këtë vit të mos ketë prodhim i thanë banorët, Bashës. Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se në qeverisjen e Partisë Demokratike fondi për bujqësinë do të jetë shumë më i madh se sa në buxhetin më të lartë që ka patur për bujqësinë. Taksat e ulëta do të jenë në qendër të politikave të Partisë Demokratike dhe 650 milionë eurot e taksave te larta, që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve do t’u kthehen qytetareve.
Bashkëbisedimi i Bashës me fermerët
Fermer: Një pleh që është shumë i domosdoshëm për serat, në Itali është 20 euro këtu tek ne është 250 mijë lek. Në Kosovë një kuintal ure është tek 30 euro, tek ne është 70 mijë lek. Edhe mungojnë tregjet zoti kryetar, ne nuk kemi një treg, nuk dimë ku ti çojmë. Ia dhe mikut, ia dhe shokut, nuk na i ke dhënë ne.
Basha: Taksa vetme për fshatin do të jetë taksa mbi tokën. Taksë tjetër nuk do të ketë. Taksë prej 350 lekë për dynym dhe taksë e tokës do të shpenzohet e gjitha për vaditjen dhe kullimin. Hapi i dytë është nafta pa akcizë, dhe hapi i tretë që do të ndërmarrim është ulja e çmimit për të gjitha imputet.
Fermer: Të hapen vende pune në radhë të parë, të marrin lekë ai që kërkon lekët e dritave e të gjithave. Ka hapur një vend pune ai? Ku ti gjej lekët unë ti jap unë atij.
Basha: Paratë që do ti dedikojmë për fshatin do të jenë shumë më shumë se ç’kemi dedikuar ne në vitin tonë më të mirë. Këta këtë vit 6 milionë dollarë. Se çfarë do të bësh me 6 milionë dollarë kujt do t’ia japësh më parë, gjysmën i marrin për vete. 650 milionë euro që i marrin këta sot me taksat e rritura ne do t’ia kthejmë njerëzve.
Sigal