Barbaria me të sëmurët e Covid: Në Francë 1 flakonë ‘Remdisivir’ kushton 8 euro, në Shqipëri 1flakon 500 euro.

371
Sigal

Shqipëria futet në shtetrrethim, Qeveria i le qytetarët në mëshirë të fatit

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur një shtetrrethim në të gjithë territorin e vendit, duke filluar nga e mërkura, në mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli, ka bërë me dije se Komiteti propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit “delivery”, -tha prof. Rakacolli.)

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë.

“Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

“Mjekësia falas!”, Ilaçet 100 fish më shtrenjtë se në Francë

Mjeku Ilir Allkja ka paraqitur një tabelë të barnave kryesore kundër COVID-19 në Francë. Sipas tabelës, dallohet qartë se një paketë me 10 faklone remdisivir kushton në Francë vetëm 8.2 euro, kurse në Shqipëri, vetëm 1 flakon shitet për 500 euro kurse 10 të tillë plot 5 mijë euro. Kjo ndodh me shëndetësinë falas të Ramës, që i le njerëzit të vdesin në dyert e spitaleve ndërsa 100 fishon çmimin e barnave.

Mjeku Allkja thekson: “Ilaçet e përdorur për covid nëpër botë.Vini re dhe krahasoni.
Favira ( favipiravir) në Shqipëri shitet 300 euro dhe Remdesivir 500 euro një ampulë.

Pse shitet një flakon 500 euro në Shqipëri?

Remdesviri është kontraktuar nga ministria e Shëndetësisë si ilaç, edhe pse u bë njëherë si tender dhe u anulua. Më pas u publikua sërish, dhe operatori fitues ishte i paracaktuar, pasi kishte ekskluzivitetin e Remdesvirit për Shqipërinë. Në farmaci fshehurazi ta japin me 500 euro flakonin, ndërsa për të shtruarit në spital, nuk bëhet fjalë fare. E kërkuam për të afërmin tonë, dhe nga ministria na u tha që nuk e bëjmë në asnjë mënyrë, sepse vdes pacienti për 24 orë. Pacienti ishte në moshë të re dhe nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese. Në spitalet Covid është situatë mizerabël. Po abuzohet në mënyrë spektakolare me tenderat në Ministri dhe spitale”, përfundon ai.

Qeveria-Rama, e fundit në Europë për mbështetjen ekonomike ndaj qytetarëve në pandemi

Në fund të 6-mujorit të parë 2020, borxhi publik në vend arriti në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një rritje prej 13.8 pikë përqindje, në krahasim me fundin e 2019-s, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Rritja e borxhit ishte e lidhur kryesisht me paketat ndihmëse, pas krizës që u shkaktua në vend nga karantimi disa mujor i ekonomisë, dhe rindërtimin pas tërmetit.

Në fakt, e gjithë Europa ka marrë më shumë borxh në pjesën e parë të vitit, në një përpjekje të jashtëzakonshme për të shëruar ekonomitë e tyre të goditura nga mbyllja pas Covid-19. Sipas të dhënave të Eurostat, borxhi publik në 27 vendet e BE-së u rrit me 10.2 pikë përqindje në raport me dhjetor 2019, (me ritme më të ulëta se i Shqipërisë), duke arritur në 87.8% të PBB-së, në fund të 6- mujorit të parë.

Shqipëria rezulton, sipas të dhënave të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian për rajonin, se ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, në krahasim me periudhën e para krizës (fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti këtë tregues me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).

Por, ndonëse ka pasur rritjen e borxhit publik ndër më të lartën në Europë, Shqipëria nuk rezulton të ketë përdorur këtë shtesë të huamarrjes për të mbështetur ekonominë, që në kontrast ishte minimale. Sipas një vlerësimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështetja fiskale (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte më pak se 1 % e PBB së vendit, më e ulëta për gjithë Europën.

Në vend të 11 në Europë për madhësinë e borxhit publik

Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria u rendit në fund të 6 mujorit të dytë ndër shtetet me borxhin më të lartë publik

Sipas të dhënave të Eurostat për Bashkimin Europian dhe Komisionit Europian për vendet e rajonit, Shqipëria ishte e 11-a në Europë dhe e para në rajon, për treguesin e borxhit nga PBB-së.

Në nivele të ngjashme është dhe Mali i Zi (79.5%), ndërsa Serbia (58.1%), Maqedonia e Veriut (50.7%), Bosnja (35.6%), Kosova (17.5%) e kanë borxhin publik nën 60% të PBB-së. Për vendet në zhvillim vlerësohet se niveli i 60% të PBB-së është kufiri maksimal i qëndrueshëm për vendet në zhvillim (Shqipëria e kishte gati 67% në fund të 2019-s).

Në kontrast me borxhin e lartë, Shqipëria renditet si shteti me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë, sipas Forumit Ekonomik Global, në një tregues indirekt se borxhi nuk është përdorur për të nxitur një zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonomi produktive. Sa më pak konkurruese ekonomia, aq më e ulët është dhe aftësia për të shlyer detyrimet. Si rrjedhojë, vendi rrezikon të futet në një spirale ku shtimi i borxhit nuk do të arrijë të prodhojë rritjen ekonomike të nevojshme për ta ulur atë (borxhin) në afatin e mesëm.

Vetëm për pagesat e koncesioneve, Shqipëria është angazhuar tashmë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm me 9.5% të PBB-së që janë llogari jashtë bilancit, që është më e larta në Europë, ndërsa nuk ka të dhëna për eficiencën në ekonomi të këtyre angazhimeve.