Banorët kërcënojnë të bllokojnë Rrugën e Kombit

325
Sigal

Banorë të fshatit Morinë kanë protestuar për mungesën e nënkalimeve në Rrugën e Kombit. Ata detyrohen të rrezikojnë çdo ditë jetën duke kaluar mbi ose nën trafikndarëset e autostradës, për të shkuar në drejtim të tokave me prodhimet e të cilave mbajnë familjet.

Në një kohë kur punimet në këtë aks janë drejt përfundimit, problemi i tyre i premtuar disa herë nuk po merr zgjidhje. Kryeplaku i fshatit Morinë, thotë se banorët presin një zgjidhje e në të kundërt do të duhet të përshkallëzojnë veprimet e tyre si komunitet, deri në bllokimin e autostradës.

Nënkalimi pranë fshatit Morinë është i ndërtuar, por ka mbetur pa u realizuar lidhja e tij me fshatin në mënyrë që të bëhet i kalueshëm nga banorët.