Banorët e fshatit Panaja të Vlorës në protestë: Kemi dy javë pa pikë uji në çezma

257
Sigal

Banorët e fshatit Panaja të Vlorës kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

“Nëna ime 80 vjeçe këtu rri pa ujë. Ujin e pijshëm e blejmë. Këta banorët këtu kanë ndërmend të përshkallëzojnë protestën sepse ka vite ky lloj problemi.

Ka zëra tani se ne jemi komunitet musliman ngaqë kemi xhaminë aty. Sidomos muajt e verës është problem i madh. Jemi 180 familje në fshatin tonë. Çdo verë deri në shtator nuk ka ujë.

Për fushatë elektorale na thanë se do gjenin zgjidhje. Erdhën morën votat dhe ikën”, janë shprehur banorët.

Të revoltuar ata u shprehën se do të vazhdojnë protestën deri sa problemi i tyre të zgjidhet.

“Do të vazhdojmë protestën deri sa të kemi uji, i bëjmë thirrje qeverisë të dëgjojë zërin tonë, të zgjidhi problemin që kemi”,-tha një tjetër banor.