“Banorët e fshatit Orman në Maliq ngrihen në protestë: Prej dy muajsh nuk kemi ujë

234
Sigal

Banorët e fshatit Orman të Bashkisë së Maliqit janë ngritur sot në protestë, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Banorët e këtij fshati kanë problem me ujin e pijshëm prej 30 vitesh.

Banorët kanë shprehur shqetësimin se prej dy muajsh nuk kanë fare ujë në fshat.

“Në 30 vite ka qenë me orar dy orë në ditë, duke mos plotësuar as kushtet minimale, ndërsa prej gati 2 muajsh nuk ka fare ujë në fshat.

Jemi të frikësuar për shëndetin tonë, kemi probleme shëndetësore, operuar nga veshkat, detyrohemi të mbushim ujë në fshatrat më të afërta, duke na shtuar kostot”, janë shprehur banorët e fshatit.

Fshati Orman ka rreth 2000 banorë dhe vuan mungesën e ujit të pijshëm prej 30 vitesh.