Banorët e Durrësit protestë: Këtu s’jetohet, jemi rrugëve!

593
Sigal

Kur kanë kaluar mbi dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona, dhe u shembën e u dëmtuan qindra banesa, banorët e lagjes nr.5 në qytetin e Durrësit kanë dalë në protestë.

“Nuk na ka sjellë njeri askënd për të verifikuar dëmet. Jemi rrugëve, thonë që duhen dokumente shtesë për të marrë bonusin e qirasë”-tha një banor për mediat.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat.

Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit.

Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.

Sipas Ramës, të gjithë të banorët e prekur që u vendosën në hotele po kalojnë në shtëpi me qira. Kjo pagesë do të paguhet nga shteti.

Por deri më tani, në Durrës ,Thumanë e Tiranë, banorët ankohen se bonusi i qirasë nuk u është dhënë, ndërsa disa të tjerëve nuk u mjafton.