Bankat në rrethin e kuq të pastrimit të parave, çdo javë lëvizin 20 mln. euro

Ish-shefi i policisë zbulon si pastrohen mbi 1.2 miliardë euro të krimit në vit: “Po mbysin biznesin e ndershëm”

Një bankë e vetme e nivelit të dytë transferonte afërsisht 20 milionë dollarë në javë. Duke e shtrirë këtë shifër te të gjitha bankat e ngjashme, ai vlerësoi se një minimum prej 100 milionë eurosh pastrohen çdo muaj, duke arritur në një total prej të paktën 1.2 miliardë eurosh në vit. Krimi i organizuar në vetvete ka katër faza të vetat.Faza e fundit është që parat të pastrohen, dhe  do të futen brenda sistemit legal, që janë bankat, investimet, dhe bota t’i njohë.

Mbi 1.2 miliardë euro që vijnë nga krimi i organizuar pastrohen çdo vit në Shqipëri. Kështu thotë ish-shefi i policisë Krenar Ahmeti. Ahmeti sjell përvojën e tij në sektorin privat të ruajtjes së sigurisë të një banke të nivelit të dytë e cila  transferonte afërsisht 20 milionë dollarë në javë para cash.

Sigal

Ai vëzhgoi se një bankë e vetme e nivelit të dytë transferonte afërsisht 20 milionë dollarë në javë. Duke e shtrirë këtë shifër te të gjitha bankat e ngjashme, ai vlerësoi se një minimum prej 100 milionë eurosh pastrohen çdo muaj, duke arritur në një total prej të paktën 1.2 miliardë eurosh në vit.

“Unë do të theksoja këtë, krimi i organizuar në vetvete ka katër faza të vetat. Është ‘organizimi në vetvete’ për me kryer biznesin e tij, fillon akumulimin, që është faza e dytë. Pra vjel ato që ka mbjellur. Faza e tretë është pastrimi i parave. Këto para ku do pastrohen? Pra, të bëhen, jo me i futur në lavatriçe, jo.  Këto para do të futen brenda sistemit legal, që janë bankat, investimet, dhe bota t’i njohë.Tani, unë do t’ju jap një fakt që ta kuptoni se çfarë ndodh.Kjo është nga një vëzhgimi i një oficeri policie, i cili pikërisht ne jemi të përgatitur nga, për antikrimin, pavarësisht se na kanë vënë etiketën se na dërguan jo në qarkullim, jo në forcat e ndërhyrjes së shpejtë ose të forcave speciale, po në vërtetë formimin tim e kam pikërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Pra, do të thoja që nga vëzhgimi im, në një punë private që bëj, do t’ju jap vetëm një shifër. Afërsisht në Shqipërinë, në vitet kur u, kur u vodh në Rinas, prill 2019Punoja për një x kompani që transferonte lekët. Njëra nga kompanitë që u munduam ta organizojmë  që mos të goditej, transferonte afërsisht tek 20 milionë dollarë në, me një bankë e nivelit të dytë, 20 milionë në çdo javë. Vetëm një bankë. Atëherë 20 milionë për katër, a i thyejnë 80 milionë?”, tha ish-shefi i policisë.

Pastrim parash, gjobiten banka në Shqipëri

Kujtojmë se të paktën 5 banka tregtare janë gjobitur më herët nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave nën akuzën e mosrespektimit të procedurave të ligjit për paratë e pista. Ato ishin Banka Raiffeisen, Banka Kombëtare Tregtare, dhe Union Bank. SPAK-u zbuloi javë më parë edhe lidhjet mes kredive të dhëna nga Raiffeisen Bank dhe një rrjeti të fuqishëm kriminal të trafikut të kokainës në Europë

01

Deklarata e fortë e Dumanit: Bankat të përfshira në pastrim parash

Kreu i SPAK Altin Dumani, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dha një pasqyrë të punës së Strukturës së Posaçme gjatë 2023. Dumani theksoi se bankat dyshohet se janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave, përmes bashkëpunimeve të bizneseve me mafian ndërkombëtare.“Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave në Shqipëri nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat në sektorin bankat, për shtresëzimin e transfertave që do të transferoheshin përmes këtij biznesi.”, deklaroi Dumani.

02

Raporti i DASH për Shqipërinë: Krimi po pastron paratë duke ndërtuar kulla, korrupsion i lartë!

Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin e Strategjisë së trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se, krimi shqiptar po i pastron paratë e drogës në ndërtimin e kullave dhe blerje të pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe zonat të tjera, sidomos bregdet.“ Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve”, thuhet në raportin e DASH.Në Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës, të DASH, korrupsioni vazhdon të jetë një problem i madh.

03

BSH që rri e vështron

Debatet për format e pastrimi të parave janë të pranishme , ku aktorët që përflitet për transaksione të dyshimta janë bankat e nivelit të dytë. Ndërkohë Banka e Shqipërisë ndihet Banka e Shqipërisë komode dhe hesht për lundimin e milionave të parave të pista që pastrohen nga krimi nën rrogozë të institucioneve.Bankat u vunë nën hetim nga autoriteti i Konkurrencës për abuzime në tregun 16 milionë euro të sigurimit të jetës së debitorit. A do hetohen edhe për transaksionet e dyshimta  të lidhura me skema pastrimi parash?