“BANKA CREDINS”, vlerësohet si institucioni më i mirë financiar, më i sigurt dhe më i preferuar për të gjithë grupet e interesit në Shqipëri për vitin 2024

Credins Bank konsiderohet si një nga bankat lider në Shqipëri për shkak të disa faktorëve kyç që e dallojnë atë nga të tjerat në sektorin bankar vendas.

Dhjetori përveçse shënon muajin e fundit të vitit, është edhe muaji i bilanceve dhe analizave për ecurinë e aktiviteteve të ndryshme të karakterit shoqëror, ekonomik,financiar, sigurisë, shëndetit njerëorë dhe të bizneseve. Por, dhjetori është edhe muaji i sondazheve, ose sikurse quhet në gjuhën e përditshme pasqyra ku secili shikon vetveten për sukseset, arritjet dhe përballjen me vlerësimin nga konsumatori, i cili shpesh dhe kudo konsiderohet si mbreti i tregut. Gazeta “Telegraf” në vazhdimësinë e traditës tashmë 20 vjeçare, ka organizuar sondazhin e vitit , në sistemin bankar në Shqipëri:

NOA

Në përfundim  të këtij pyetësori, “BANKA CREDINS”, është vlerësuar ndjeshëm si banka më e mirë, më e sigurt dhe më e preferuar për të gjithë grupet e interesit në Shqipëri.

Po cilat janë arsyet dhe shkaqet që Banka Credins, merr vlerësimin e artë nga klientët, bizneset ndërmarrjet dhe mbarë komuniteti, të cilët i qëndrojnë besnikë Bankës Credins duke e pozicionuar atë si një nga institucionet më të mira financiare në Shqipëri ?!

“Banka Credins” me kapital 100 për qind shqiptar

Banka “Credins” e ka filluar aktivitetin e saj në 31.03.2003 dhe që në fillimet e saj është njohur si banka e parë me kapital  Shqiptar, e cila që në fillimet e saj  konkuron me sukses midis bankave më të mëdha në vend. Gjatë më shumë se 21-viteve të aktivitetit, Banka Credins në mënyrë dinamike ka rritur numrin e klientëve, aseteve dhe volumin e biznesit, duke ofruar produkte dhe shërbime financiare për të gjithë grupet e klientëve. Banka “Credins” njihet si banka e parë private me kapital 100% shqiptar që konkurron me ndershmëri midis bankave me ecurinë më të mirë në vend. Pozicionimi i emrit të saj pasqyron përkushtimin dhe devotshmërinë ndaj shërbimit të klientëve. “Ne flasim gjuhën tuaj” ishte dhe do vazhdon të jetë përkufizimi i qëndrimit të “Bankës Credins”. Aktiviteti i saj ka shtrirje strukturore në të gjitha rrethet dhe mund të quhet banka më e konsoliduar me vazhdim premtues në rritje si aktivitet bankar. Vlerat që përbëjnë themelin e kulturës institucionale të Bankës janë integriteti moral, kompetenca profesionale, fokusi te klienti, angazhimi ndaj komunitetit dhe inovacioni.

Ja 8 arsyet që “Credins”, është përzgjedhur si banka më e sigurtë dhe më e preferuar e qytetarëve dhe e biznesit shqiptar?

  1. Fokus i fortë ndaj klientit:

Këtë gjë e shpjegon edhe ndryshimi i sloganit në këtë vit nga “Ne Flasim gjuhën Tuaj”,  në “Personalisht Për Ty” – Credins Bank ka prioritet shërbimin ndaj klientit, duke ofruar një shërbim ekselent, duke ofruar zgjidhje bankare të personalizuara të përshtatura për nevojat individuale dhe të korporatave. Kjo ka ndërtuar besnikëri të fortë tek klientët.

  1. Oferta gjithpërfshirëse shërbimesh:

Banka ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë llogaritë e kursimeve dhe rrjedhëse, kreditë (personale, leasing, hipotekore, biznesi), banking online dhe produkte investimi. a) Këtu duam të shpjegojmë që ka patur një bashkëpunim shumë të mirë me Mastercard , ku janë lancuar shumë oferta ose benefite për klientët si cash back, sponsorizim i disa prej koncerteve me këngëtarët më të njohur etj. b) kreditimin më të shpejtë dhe fleksibël në sistemin bankar , si kredia fast 1 000 000 lekë për 48 orë , kredia konsumatore 2 500 000 lekë pa dorëzanës , kreditë start up deri me 50 000 euro vetëm për gjininë femërore , kredi leasing të aprovuara në kohë rekord, c) llogari me zero komision për pensionistët me një paketë të dedikuar për to, gjithashtu një paketë të dedikuar për studentët me zero komisione për to, d) depozita me interesa më të larta në treg si depozita Flexi 3 vjeçare deri ne 4,5% në lekë.

  1. Transformimi dixhital

Credins ka përqafuar teknologjinë, duke e bërë bankën më të aksesueshme përmes aplikacioneve celulare dhe platformave online, duke i lejuar klientët të menaxhojnë financat e tyre pa probleme.

  1. Rrjeti i Degëve

Me një prani të gjerë në të gjithë Shqipërinë, Credins ka mbulim të gjerë fizik, duke e bërë atë lehtësisht të aksesueshëm për klientët si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Zgjerim të rrjetit të ATM në të gjitha zonat turistike.

  • Stabiliteti Financiar

Banka njihet për gjendjen e saj solide financiare, ruajtjen e likuiditetit të mirë dhe raporteve të mjaftueshmërisë së kapitalit, gjë që u jep klientëve besim në stabilitetin e saj afatgjatë.

  1. Mbështetje për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME)

Credins Bank ka një fokus të fortë në mbështetjen e rritjes së SME-ve në Shqipëri, duke ofruar kredi dhe shërbime financiare, që ndihmojnë bizneset vendase të rriten.Duke ofruar paketa të ndryshme per bizneset me një fleksibilitet të lartë nga çelja e llogarisë deri tek kreditimi në kohë rekord dhe pa burikraci.

  1. Transparenca dhe Besueshmëria

Banka i përmbahet standardeve të larta të transparencës dhe është e përkushtuar të mbajë marrëdhënie të forta të bazuara në besim me klientët e saj, gjë që rrit reputacionin e saj në treg.

  1. Angazhimi i Komunitetit

Credins Bank është gjithashtu e përfshirë në nisma dhe projekte të ndryshme sociale, gjë që forcon markën e saj si një ent korporativ përgjegjës duke kontribuar në zhvillimin e vendit. Si fondacioni Credins, SMILE për ndihme ndaj shtresave në nevojë dhe jo vetëm, sponsorizimin e shumë eventeve kulturore në vend, sponsor i Kombëtares “Kuq e Zi” të Shqipërisë në kë te europian etj. Këta faktorë, të kombinuar me praninë e saj të fortë në treg dhe qasjen e orientuar drejt klientit, ndihmojnë në pozicionimin e Bankës Credins si një nga institucionet më të mira financiare në Shqipëri.