Përmbytje në Obot, 5-vjeçarja e sëmurë transportohet për në spital me varkë

192
Sigal

Një vajzë 5-vjeçare nga zonat e përmbytura në Shkodër është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

E mitura ka shfaqur shenja të helmimit dhe orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Është bërë i mundur transportimi i vajzës me varkë deri në vendin ku po priste ekipi mjekësor pasi hyrja në fshat e ambulancës ishte e pamundur nga niveli i lartë i ujit.

Fshatrat rreth Shkodrës gjenden nën pushtetin e ujit nga shirat e rënë ditët e fundit, banorët kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë që situata të vihet nën kontroll.

Ndër personat që ka kërkuar ndihmë është edhe mjeku i fshatit Obot, ku është shprehur se po punon në kushte ekstreme për tu ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për trajtim mjekësor.