Babai u arrestua për drogë, Arbër Çekaj: Po më masakrohet familja, është një klan që kërkon të na përfshijë në trafik kokaine!

247
Sigal

Arbër Çekaj reagon për arrestimin e babait të tij, Selim Çekaj, një ditë më parë, si pronar i një kompanie të re që kryente trafikun e kokainës nga Ekuadori.

Në seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, Arbër Çekaj ka thënë se po i masakrohet e gjithë familja, ndërsa është shprehur se babai i tij 72-vjeçar është një profesor i nderuar.

“Po masakrohet gjithë familja ime. Babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut!

Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, ka thënë Çekaj në seancë.

Kujtojmë se Arbër Çekaj u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane.

Disa muaj më vonë, Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.

Ndërkohë, babi i tij, Selim Çekaj, u arrestua ditën e djeshme për trafikimin e 49 kg kokainë, e gjetur në një kontejner me banane të porositur nga Ekuadori.

Me gjithë problemet e të birit, 72-vjeçari kishte hapur sërish një kompani, me anë të së cilës dyshohet se kryente dhe trafik kokaine.