“Nderojmë sakrificën e martirëve të 2 prillit”, Presidenti Meta: Do të jemi në mbrojtje të votës dhe demokracisë

252
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të premte ka marrë pjesë në ceremoninë solemne, që organizohet në Shkodër me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së Martirëve të Demokracisë.

Meta nga Shkodra është shprehur se është momenti që shqiptarët të tregojnë që më 25 prill do e kthejnë vendin në shinat e Kushtetutës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se sakrifica e të gjithë atyre që kanë luftuar për lirinë e votës dhe të demokracisë do të marrë tjetër kuptim.

Sipas tij vendi është në një gjendje kritike, por me besimin dhe vlerën e votës së gjithsecilit do dalim nga kjo gjendje.

Fjala e Metës:

Ajo ditë e 2 prillit e 1991 ku katër djemtë nga më të mirët e Shkodrës dhe të Shqipërisë, jemi këtu për tu angazhuar dhe për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe të dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri.

Shqipëria ende vuan nga kapja e shtetit, nga partia shtet dhe nga zgjedhjet e lira që ka mbajtur peng integrimin në BE.

Ndaj është momenti që me 25 prill ne të nisemi për ta future vendin në shinat e kushtetutës.

Unë jam I bindur që Shkodra do të jetë në krye të këtij frymëzimi pasi ka qenë frymëzim në kohët më të errëta të vendi tonë.

Ne sot nderojmë jo vetëm sakrificat e martirëve port ë gjithë atyre që në emër të lirisë së fjalës u martirizuar për demokracinë.
Vendi është në një situatë kritike por ne do ja dalim mbanë.