Avioni në Rinas pëson avari, 180 pasagjerë mbeten të bllokuar brenda

435
Sigal

Avioni i linjës Tiranë-Venecia ka pësuar avari në Aeroportin e Rinasit, ndërsa 180 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar brenda në avion prej gati katër orësh.

Ata nuk janë lejuar të zbresin nga avioni dhe as nuk i kanë informuar se përse nuk po nisen për fluturim.

Avaria nuk është rregulluar ende, ndërsa disa prej pasagjerëve shprehen se kanë frikë të udhëtojnë, pasi mund avioni mund të pësojë defekt ndërsa është në fluturim.

Ata thonë se agjencitë i kanë bërë me dije se po zbritën nga avioni nuk u rimbursojnë biletat.