PD padit Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn në SPAK për inceneratoret: Kush është pronari i vërtetë?

306
Sigal

Partia Demokratike ka ngitur një padi në SPAK ku kërkon të dijë pronarin e vërtetë të inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat ish-deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kostot për buxhetin e shtetit janë mbi 430 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës.

Në anën tjetër sekretari për Çështjet Ligjore, në PD Çlirim Gjata tha se prej tri vitesh bëhen denoncime.

“Kjo është një çështje korruptive. Kostot për buxhetin e shtetit janë mbi 430 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës. Ne sot denoncuam vetëm inceneratorin e Tiranës”, tha Tabaku.

Gjithashtu Gjata në një deklaratë për mediat bëri apel që Prokuroria të reagojë, pasi prej vitesh hesht në lidhje me këtë situatë.

“Prokuroria duhet të reagojë. Pse duhet të presë patjetër një denoncim formal. Denoncimet janë dytësore sa i takon procedurës. Prokuroria duhet të veprojë vetë. Ka tre vite që heshtin”, u shpreh Gjata.