Av. Altin Goxhaj: Thirrja e fundit e Fronti i shpëtimit Kombëtar: #7korrik

53
Sigal

Për shpërndarje të menjëhershme

THIRRJA E FUNDIT E FRONTI I SHPËTIMIT KOMBËTAR: #7Korrik

Çdo mëngjes, ky njeri sapo zgjohet ka vetëm një qëllim:

të të gjejë kudo ku je dhe të ta nxijë jetën me çmime që rriten dhe rroga që ulen, gjoba, taksa, grabitje, dhunë, poshtërim, burgim, falimentim, papunësi, prishje shtëpie, pa shërbim shëndetësor, pa shkollë, pa pension, pa kemp, pa ujë, pa energji, pa shtëpi.. për ty ai do veç uri dhe frikë!

Çdo mëngjes ti çohesh nga gjumi me idenë se si do i shpëtosh kësaj bande.. derisa të dorëzohesh dhe të ikësh!

Si ti, të gjithë!!!

Mbi gjysëm milionë shqiptarë u dorëzuan në 9 vite dhe ikën!

Shqipëria në Rrezik boshatisjeje, zbrazje, shpopullimi total!

Sepse për këtë e solli Sorosi Rilindjen në pushtet, siç e projektoi në 1937 Vaso Çubrilloviç:

“Ne duhet të mobilizojmë çdo burim të shtetit tonë, që tua nxijmë jetën shqiptarëve derisa në atë pikë sa ata të lodhen, të dorëzohen dhe të ikin vetë nga trojet e tyre”

“Memorandumi i Dëbimit të Shqiptarëve nga trojet e tyre!” 1937

Dhe për ta nuk ka rëndësi kush je, ku je, ç’bindje ke!

Sado të vraposh, banda e tij është aty për ty.. sepse ti deri tani ishe vetëm!

Prandaj deri më sot populli kishte frikë Qeverinë e tij!

Por në #7Korrik ne mundemi ta bëjmë këtë Qeveri të ketë frikë popullin, ty, mua, veç duke u bashkuar të gjithë si shqiptarë për Shpëtim!

Këtë e ke në dorë ti, unë, të gjithë!

7 Korrik Ora 7!