Policia e Shkodrës ka shoqërua disa persona në lidhje me vrasjen e Prekë Tonajt në Grudë të Shkodrës, ngjarje e ndodhur të dielën 13 shkurt.
Të shoqëruarit mësohet se janë në cilësinë e personave dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni.
Paraprakisht dyshohet se dy persona janë përfshirë në krimin e rëndë, ekzekuutori që i mori jetën Tonajt brenda lokalit, dhe bashkëpunëtori i autorit që e ka pritur jashtë.
Policia e Shkodrës po heton në disa pista për zbardhjene vrasjes.
47-vjeçari kishte humbur dhe dy vëllezërit.
Mësohet se një vëlla i ishte vrarë në regjimin e komunist dhe një tjetër 10 vite më parë.
Cila është historia re vrashjeve për gajkamarrje
Punonjësi i Ujësjellës Kanalizimeve Prekë Tonaj para se të vritej mbrëmjen e djeshme në lokalin ku ishte ulur në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ka dëgjuar nga autori dhe emrin e personit që i mori jetën.
Vrasja ndaj Tonajt ka qenë e mirë planifikuar dhe një nga pistat për hetimin është edhe ajo e gjakmarrjes. Burimet shpjegojnë se vrasja e 47 vjeçarit vjen pas disa krimeve të ndodhura mes 3 fiseve.
Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg. Në vitin 1996 Ksolla u vra më pas nga Fisi Tonaj. Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj dhe është plagosur babai i tij.
Zanafilla e konfliktit ka qenë për çështje votash në zgjedhje, por me pas janë konfliktuar në një urë në Dukagjin ku ka ndodhur edhe vrasja. Dje u vra Prekë Tonaj, ndërsa të dyshuarit kryesor janë fisi Ksolla.
47 vjeçari që mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Grudë te re, në 2011 ishte ndaluar nga policia, së bashku me të atin Ndue Tonaj, asokohe 68 vjeç dhe nje person tjetër. Sipas njoftimit të policisë në atë kohe, ata po planifikonin vrasjen e hasmit të tyre, një pjesëtari të familjes Hasanaj në Shalë të Shkodrës. Por zbulimi dhe parandalimi nga policia bëri që ky atentat të dështonte.
11 vite me pas, Prekë Tonaj qëllohet për vdekje në fshatin e tij. Policia bën të ditur se ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët. 47 vjeçari punonte në ndërmarrjen Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, ishte i martuar dhe baba i 4 fëmijëve.