“Autobuzi mori zvarrë veturën”, qytetari që pa aksidentin në Tiranë: Fat i mirë që urbani ngeci në brigjet e Lanës (Emrat e shoferëve)

171
Sigal

Nga një komunikim jashtë kamerave me një dëshmitar që ka parë aksidentin pranë ish Kinema Agimit, mësohet se autobusi ka marrë zvarrë përpara automjetin dhe të dy së bashku kanë rënë në Lanë. Fati i mirë thotë dëshmitari është që autobuzi ka ngecur në dy brigjet e Lanës dhe nuk e ka shtypur poshtë automjetin.

Ndërkohë janë zbuluar edhe emrat e drejtuesve të autobuzit dhe të veturës. Drejtuesi i autobuzit ka qenë shtetasi Mehmet Kyçyku, ndërsa drejtues i auto-veturës ka qenë shtetasi Jurgen Rama.

Njoftimi i Policisë mbi personat e lënduar: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).