Autobusët e Tiranës mund t’ju vrasin, ngjarja kriminale që ndodhi sot në kryeqytet

503
Të gjithëve që udhëtojmë me urbanë në kryeqytet na ka ndodhur të përplasemi nga dyert e autobusit, apo të ngjeshemi me pasagjerët e tjerë për shkak se shoferi e ka me nxitim për të kapur orarin dhe frenimet janë të pakontrolluara.
Madje në disa raste ndalojnë shumë larg stacionit, për të mos marrë udhëtarë të tjerë por vetëm për të zbritur ata që kanë ndalesën e rradhës.
Por ajo që ka ndodhur sot në urbanin e linjës Kristal-Qendër, është vërtet për të ardhur keq, pasi një fëmijë është lënduar keq për shkak të frenimit si i çmendur që ka bërë shoferi.
Djali që shihni në foto ka marrë plagë pasi ka rënë së bashku me të ëmën teksa po shkonte në kopësht mëngjesin e kësaj të enjte.
Nëna e djalit që është vetëm 3 vjec e 10 muajsh, është një zyrtare e lartë në Ministrinë e Mjedisit. Ajo ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes:
“Ishim në autobusin e linjës Kristal-Qendër, në orën 08:40, në semaforin e komunës së Parisit. Shoferi bën një frenim te çmendur, ranë gjithë njerëzit. Une me çunin ishim te ulur. Shkëputet hekuri dhe biem të dy në gropën e shkallëve me fytyrë. Une ulërija ndalo autobusin se do thërras policinë, ai nuk ndaloi. Më pas ndaloi në stacionin që e ka te “Lulishte 1 Maji”. Çuni u mbulua në gjak se i shpërtheu nga të dy hundët. Fotoja është bërë pasi djali mori ndihmën në spital. Mora 129, më merr 112 mbrapsht. Ne na ngritën njerëzit se as shoeferi as fatorino nuk u shqetësuan. Çuni është copë, me shenja dhe në qafë. Autobusi i Kristalit kishte targën AA708NE. Ata janë flotë shumë e vjetër e fakti që  hekuri mbajtës u shkëput e tregon qartë. Jane flotë që duhet të kishin dalë nga qarkullimi me kohë”.
Sigal